Nëntë persona bëhen “llom” mes vete, tre prej tyre marrin tretman mjekësor

10:09 | 13 Qershor 2022
K.B

Janë arrestuar nëntë persona, pasi ishin përleshur fizikisht mes vete bën të ditur Policia e Kosovës

Tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit tetë prej të dyshuarve dërgohen në mbajtje, ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt.

RAPORTI

Rr. Haxhi Zeka, Prishtinë 11.06.2022-22:15. Janë arrestuar nëntë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë tre prej tyre kane pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit tetë prej të dyshuarve dërgohen në mbajtje, ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt. /arbresh.info/