Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla bashkë mekanë zhvilluar takime me shumë shtete që ende nuk e kanë njohur Kosovën.
Kështu ka bërë të ditur përmes një deklarimi publik, shefi i kabinetit në MPJD, Sharr Jakupi ,shkruan arbresh.info.
“Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës bashkë me zëvendësministren Liza Gashi, në margjina të „Summit of the Americas“, patën mundësinë të zhvillojnë takime edhe me shumë shtete jo njohëse.
Megjithatë, ai ka kërkuar mirëkuptim, duke shtuar se për shkak të rrethanave të ndjeshme dhe proceseve të lidhura me to, nuk mund të publikohet asnjë foto, emër dhe detaj tjetër nga këto takime.
Gërvalla dhe Gashi po qëndrojnë në një vizitë zyrtare në SHBA./arbresh.info/
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...