Shqipëria ka pësuar humbje në shtëpi nga Izraeli me rezultat 2-1 në kuadër të Ligës B të kombeve, grupi 2.
Ndeshja filloi me vonë, pasi që tifozët shqiptarë hodhën në fushë letra para se të niste përballja.
Shqipëria mori penallti në minutën e 22-të, pasi në zonë u rrëzua Myrto Uzuni, por pasi u shikua nga VAR, penalltia u anulua.
Izraeli kishte rast të mirë me Miguel Victor, por që topi shkoi afër zonës.
Armando Broja kishte dy raste të mira në minutat 37-të dhe 41-të, por në të dyja rastet porta e Ofir Marcianos mbeti e paprekur.
Në kohë shtesë Shqipëria fitoi penallti, kur në zonë u rrëzua Ivan Balliu.
Kësaj radhe penalltia qëndroi dhe Armando Broja arriti të shënojë për 1-0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Izraelitët e nisën më mirë pjesë e dytë, duke qenë më të qartë në veprimet sulmuese.
Manor Solomon arriti të barazojë rezultatin në minutën e 57-të për 1-1.
Pas pak minutash mysafirët me Liel Abada, kanë mundu ta gjejnë epërsinë, por nuk ishte i saktë.
Por izrealitët arritën të shënojnë në minutën e 73-të, ku një goditje e parrezikshme e izraelitëve gjeti Etrit Berishën që devijoi topin, por në zonën e tij e nga ku përfitoi Manor Solomon që shënoi për 2-1.
Shqipëria shënoi pas disa minutash me Elsedi Hysajn, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Rast të mirë kishte dhe Ivan Balliu, i cili gjuajti bukur, por në vend ishte portieri Marciano.
Shqipëria provoi deri në fund të barazojë, por nuk ia arriti qëllimit, duke mbetur pa fitore në dy ndeshje me një pikë.
Kuqezinjtë janë në pozitën e fundit me një pikë, ndërsa lider është Izreali me katër pikë, ndërsa Islanda si e dyta ka dy pikë. /Telegrafi/
Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin, dyshohet për tri v...
Komiteti i Rajoneve i BE-së heq fusnotën për Kosovën
Stuhi të fuqishme dhe tornado godasin SHBA-të, dy viktima në...
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj ...
Gërvalla: Kosova ka nevojë për drejtësi pa kompromis
Kurti dhe Vitia nesër do të marrin pjesë në përurimin e hapë...