Një person serb nga komuna e Dardanës gjatë ditës së djeshme ka raportuar në Polici se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij në fshatin Kostadincë , dhe i janë vjedhur një shumë para të gatshme me vlerë prej 3000€ .
Sot Policia e Kosovës, ka arritur të identifikojnë të dyshuarin serb, shtetas i Kosovës dhe i njëjti është arrestuar.
Te i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar 3000€ dhe një pushkë gjysmë automatike pa fishekë, shkruan arbresh.info.
Sipas raportit të Policisë, ndaj të dyshuarit është ngritur kallxim penal “Vjedhje” dhe “Armë mbajtje pa leje”.
“Ankuesi M.K. Serb P. A.(1939) , ka raportuar dje Policisë së Kosovës se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij në fshatin Kostadincë komuna Dardanë dhe i kanë vjedhur para të gatshme në vlerë prej 3000 €. Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës, njësitet hetuese, nga stacioni policor në Dardanë, menjëher kanë filluar hetimet në lidhje me këtë rast “vjedhje”. Njësia e hetimeve sot me datë 10.06.2022 kanë arrit ta identifikojnë të dyshuarin serb shtetas i Kosovës S. N. (1961) po nga i njëjti fshat si i dyshuar për këtë rast. Te i dyshuari S.N. janë gjetë dhe konfiskuar paratë 3000€ dhe ju kanë kthyer pronarit legjitim” thuhet në njoftimin. Tek i dyshuari është konfiskuar edhe një pushkë gjysmë automatike pa fishekë. I dyshimti fillimisht është arrestuar nga policia e Kosovës dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Prokurori i shtetit është njofuar lidhur me rastin, dhe i njejti ka urdhëruar se ndaj të dyshuarit të ngritet kallzim penal “Vjedhje” dhe “armë mbajtje pa leje”, rasti procedohet në PTh.” thuhet në njofimin. /arbresh.info/


I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...
Berisha pyetet për ish-krerët e UÇK-së: Zotëri unë jam kosov...
Risitë kryesore që priten në iPhone 18 – çfarë po plan...