Renata Alt, deputete e Bundestagut gjerman, i ka reaguar presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili tha se askush më parë nuk ka kërkuar njohjen reciproke me Kosovën përveç SHBA-ve.
Qëndrimi i Vuçiqit, tha ajo, ishte një skandal dhe ajo kërkoi ndalimin e diskutimeve të BE-së me Serbinë, duke pretenduar se Vuçiç po mashtronte të gjithë.
“Reagimi i Presidentit të Serbisë gjatë konferencës për media mbi kërkesën për njohjen e Kosovës është skandaloz. Negociatat e anëtarësimit me BE-në duhet të ngrihen! Vuçiq na ka mashtruar për një kohë të gjatë”, tha ajo në Twitter./gazeta nacionale/

Presidenti serb tashmë ka bërë me dije që qëllimet e tij në dialogun Kosovë-Serbi nuk përfshijnë njohje të pavarësisë së Kosovës.
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...