Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përkujtuar legjendën e futbollit kosovar, Fadil Vokrrin, në përvjetorin e katërt të vdekjes së tij.
Krasniqi, në një postim në Facebook tha se Fadil Vokrri ishte futbollist i papërsëritshëm, kryetar i jashtëzakonshëm i FFK-së dhe personalitet që në vete ngërthente virtyte të larta njerëzore.
“Modest, punëtor i madh e gjithmonë i këndshëm me të gjithë. Mik besnik e i dashur, me të cilin shumë sfida e suksese i kemi kaluar me një buzëqeshje në fund. Miku im Fadil, faleminderit për shembullin e sportistit elitar, për ndërkombëtarizimin e futbollit tonë dhe për miqësinë e sinqertë. Na mungon shumë!”, shkruan kryetari i PDK-së./arbresh.info/
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...
Bayerni realizon ndaj PSG