Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postim në rrjetin social “Facebook”, është shprehur se një tjetër lajm i mirë vjen për turizmin shqiptar përpara sezonit. Duke iu referuar një shkrimi që është publikuar në revistën franceze L’Express, Kryeministri Rama thekson se, Shqipëria cilësohet si ‘Perla e re e Ballkanit’ dhe renditet e treta në 15 destinacionet kryesore për vitin 2015.
“Një tjetër lajm i mirë për turizmin para sezonit: Shqipëria cilësohet ‘Perla e re e Ballkanit’ dhe renditet e treta në 15 destinacionet kryesore për vitin 2015 nga revista prestigjoze franceze L’Express”, ka thënë Kryeministri Rama në postimin e tij.
Në shkrimin e revistës franceze “L’Express, të shoqëruar nga një pamje e Qeparoit, Shqipëria renditet si destinacioni i tretë turistik dhe cilësohet si një vend me plazhet si të bukura si në Greqi, liqenet dhe malet, si në Zvicër, fshatra të gdhendur në Listën e Trashëgimisë Botërore nga UNESCO, një histori e kombinuar për 2500 vite me kulturën Romake dhe kulturën bizantine.
Sipas revistës, 362 km e bregdetit shqiptar përfundojnë me Korfuzin në jug dhe janë përballë brigjeve të Puglias, në anën tjetër të Adriatikut./arbresh.info/
Laporta është shprehur në favor të rinovimit të Lewandowskit
Papa Leoni XIV shkarkon peshkopin e San Diegos, i dyshuar pë...
Haxhiu dhe Guérot flasin për bashkëpunimin Kosovë-Francë
Laurent Xhylani “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Kancelari gjerman i kërkon Izraelit të heqë dorë nga planet ...
Tërhiqet shorti i Kupës së Kosovës, këto janë çiftet gjysmëf...