Sulmoi dy Policë me rroba civile, arrestohet i dyshuari

10:57 | 8 Qershor 2022
K.B

Në raportin e fundit të Policisë së Kosovës thuhet se është arrestuar një person, pasi që kishte sulmuar fizikisht dy zyrtarë policor të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës në rroba civile.
Gjatë kontrollit të dyshuarit i janë gjetur dhe konfiskuar 4 paketime substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 4.7 gramë.
Zyrtarët policor për shkak të lëndimeve kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rr. Taulantia, Prishtinë 07.06.2022 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht dy zyrtarët policor të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës në rroba civile. Gjatë kontrollit të dyshuarit i janë gjetur dhe konfiskuar 4 paketime substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 4.7 gramë. Zyrtarët policor për shkak të lëndimeve kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /arbresh.info/