Kishte ngarkuar kafshë pa leje, arrestohet një person

10:47 | 8 Qershor 2022
K.B

Në raportin e fundit të Policisë së Kosovës thuhet se gjatë një realizimi të plani operativ kanë ndaluar një automjet, të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit kanë konstatuar se i njëjti kishte të ngarkuar kafshë të imëta (26-dele dhe 4-dhi) pa dokumentacion e duhur përcjellës.
Në konsultim me prokurorin, automjeti me mall është dërguar në terminal doganor për procedim të mëtejshëm, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Mitrovicë 07.06.2022 – 12:30. Njësitë policore gjatë realizimit të plani operativ pasi kanë ndaluar një automjet të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit kanë konstatuar se i njëjti kishte të ngarkuar kafshë të imëta (26-dele dhe 4-dhi) pa dokumentacion e duhur përcjellës. Në konsultim me prokurorin, automjeti me mall është dërguar në terminal doganor për procedim të mëtejshëm, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /arbresh.info/