Një turist polak humbi jetën në pishinën e një hoteli në Vlorë. 18-vjeçari me prindërit mbërritën një natë më parë në Vlorë, së bashku me një grup miqsh.
Policia e Vlorës nuk ka dhënë ende ndonjë pistë konkrete për shkakun e vdekjes në pishinë nga ku i riu nuk doli gjallë por do pritet ekspertiza mjeko-ligjore në Tiranë.
Prindërit e 18-vjeçarit të cilën momentet fatale nuk ndodheshin në mjediset e pishinës janë të traumatizuar dhe është dashur ndihma e parë nga autoambulanca.
Ata dhe polakët e tjerë janë marrë në pyetje nga policia.
Trupi i pajetë i 18-vjeçarit është dërguar drejt Tiranës siç ndiqet procedura për shtetasit e huaj, nga ku pritet të dalin dhe përgjigjet për shkakun e vdekjes./TCh
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...