Katër persona të maskuar dhe të armatosur kanë tentuar të vjedhin dje në një bankë në Graçanicë.
Policia njofton se të dyshuarit me një sëpatë dhe një çekan kishin dëmtuar derën e objektit të bankës dhe më pas janë larguar me veturë në rrugën magjistrale Prishtinë–Ferizaj.
Njoftimi i plotë i policisë:
GRABITJE NË TENTATIVË /Fsh. Preoc, Graqanicë 06.06.2022 – 10:40. Është raportuar se katër persona të maskuar tre prej tyre të armatosur me armë të gjata me një veturë me targa vendore kishin shkuar te filiali i një banke dhe kishin tentuar të kryenin grabitje. Të dyshuarit me një sëpatë dhe një çakan kishin dëmtuar derën e objektit të bankës dhe më pas janë larguar me veturë në rrugën magjistrale Prishtinë–Ferizaj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë të cilat janë duke e hetuar rastin për të cilin rast është njoftuar edhe prokurori./arbresh.info/
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...