Sot rreth orës 10:45 në filialin e një institucioni financiar në Çagllavicë të komunës së Prishtinës ka ndodhur një tentim grabitje.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Borovci tha se pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje.
Tutje ai tha se bazuar në të dhënat e para janë ngritur dyshimet se në këtë tentativë grabitjeje kanë marrë pjesë tre të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
“Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e të dyshuarve”, tha Borovci. /arbresh.info/
Robotët po shkojnë drejt luftës, ata po testohen në Ukrainë
Shefi i Pinterest bën thirrje për ndalimin e rrjeteve social...
Pse dhemb shpina gjatë gripit apo ftohjes? Arsyeja do t’ju b...
Humb jetën një grua në Gjakovë, bie nga ura e Moglicës
Vdes ish-shefi i FBI-së, Robert Mueller
Nis rritja e çmimeve në linjat ndërurbane