Lionel Messi e demonstroi edhe një herë se nuk është i mbaruar, me një paraqitje mbresëlënëse.
Sulmuesi i Paris Saint-Germainit i shënoi 5 gola në fitoren e thellë të Argjentinës ne miqësore me Estoninë mbrëmë, 5:0.
Në paraqitjen totale, ekipi i Lionel Scalonit e pati 79% të dominimit të topit, 24 goditje drejt portës, prej tyre 10 në portë.
Kjo fitore e çon në 33 numrin e ndeshjeve pa humbje të Argjentinës,.
Messi me këtë paraqitje brilante tregoi se do ta udhëheqë ekipin jug-amerikan drejt suksesit në Botëror.
Messi në këtë ndeshje i përmirësoi statistikat e tij:
– Messi u bë lojtari i parë në Kombëtaren e Argjentinës që i shënon 5 gola në një ndeshe të vetme;
– Kjo ishte hera e tetë që Messi shënon “hat-trick” për Kombëtaren dhe tregolëshi i 56-të në karrierë, duke e dërguar atë në 4 “hat-trick” prapa rivalit Cristiano Ronaldo;
– Kjo ishte hera e dytë në karrierë që Messi i shënon 5 gola në një ndeshje;
– Herën e fundit kur Messi i kishte shënuar 5 gola ishte ndeshja me Bayer Leverkusenin në mars të vitit 2012 në fitoren 7:1, e vlefshme për Champions League;
– Me 5 golat e shënuar në një ndeshje, Messi e kaloi legjendën hungareze, Ferenc Puskas për numrin e golave të shënuar në Kombëtare. Vetëm ish-futbollisti i Malajzisë, Mokhtar Dahari, ai i Iranit, Ali Daei dhe portugezi Cristiano Ronaldo kanë shënuar më shumë gola për Kombëtaren sesa Messi.
– Messi i ka shënuar 10 gola në 10 ndeshjet e fundit me Argjentinën, një seri që e përfshin tregolëshin kundër Bolivisë dhe lojtarin e ndeshjes në “Finalissima” ndaj Italisë;
– Messi e ngriti pozitën e lidershipit si golashënuesi më i mirë i Kombëtareve jug-amerikane. AI tash është 9 gola përpara Peles, që i kishte 77 gola për Brazilin. Messi po ashtu ka kaluar përpara Peles në total në karrierë me 769 gola, ndërsa legjenda braziliane ishte ndalur me 767;
– Messi i ka shënuar 86 gola për Kombëtaren në 162 ndeshje të zhvilluara. Kjo i bie një mesatare prej 0.53 golash për ndeshje. Me fjalë të tjera, një gol në çdo dy ndesjhe;
– Asnjë lojtar në histori të futbollit nuk ka shënuar më shumë gola dhe asistime sesa Messi. Ai e ka arritur numrin jubilar prej 1100 kontributeve direkt në gola, përfshirë këtu 797 gola të shënuar personalisht dhe 331 asistime për shokët e skuadrës në 974 ndeshje të zhvilluara për klube dhe për Kombëtaren. Thjesht, i jashtëzakonshëm. /arbresh.info/
Gjermania e akuzon Rusinë për ndërhyrje në zgjedhje dhe sulm...
Ndalohet autobusi në Vërmicë, i gjenden mallra të padeklarua...
Raportohet se mund të ketë ngritje të faturave të ujit, ARRU...
Zhduket një grua në Lëbushë të Deçanit, intervistohen pesë p...
Aksident në Prishtinë, treni godet një automjet
Haradinaj gati për nesër: Gjithmonë në përkrahje të luftës s...