Protesta e 125 inspektorëve sanitarë të angazhuar në luftën kundër pandemisë COVID-19, e paraparë të mbahet të hënën e 6 qershorit, është anuluar për shkaqe teknike.
Protesta ishte paraparë të mbahet në orën 11:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditur Bekim Ahmeti, organizues i kësaj proteste, përmes një komunikate për media.
“Me këtë shkresë elektronike, ju njoftojmë se protesta e 125 inspektorëve sanitarë të angazhuar në luftën kundër pandemisë Covid19, e paraparë për datën 06 Qershor 2022, ora 11:00, në sheshin “Skënderbeu”, anulohet për shkaqe teknike”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, thuhet se protesta e paraparë të mbahet ditën e njëjtë në oborrin e selisë qendrore të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, në orën 09:00 do të mbahet.
Tutje, bëhet e ditur se “këto protesta janë organizuar me qëllim të sensibilizimit të institucioneve dhe opinionit me kërkesën që neve, 125 inspektorëve sanitarë të angazhuar në luftën kundër pandemisë COVID-19 të na vazhdohen kontratat e punës edhe për së paku një periudhë 6 mujore”.
Këta inspektorë janë angazhuar nga Ministria e Shëndetësisë që nga përhapja e pandemisë në Kosovë, me qëllim të mbikëqyrjes së zbatimit të masave antiCOVID. Por, kontratat e tyre kanë skaduar ditë më parë. Ndaj, ata dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë po kërkojnë që t’u vazhdohen, pasi në Kosovë nuk ka numër të mjaftueshëm të tyre për të siguruar kontroll në fusha të ndryshme në terren. /arbesh.info/
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...