Në Mykolaiv ka granatime çdo ditë, rusët janë në periferi në lindje dhe jug, duke goditur fshatrat përreth dhe duke detyruar mijëra njerëz të ikin.
Lamtumirat janë bërë një pamje e njohur në të gjithë Ukrainën gjatë 100 ditëve të fundit, por ato janë gjithmonë e më të vështira.
Liudmyla është njëra prej banorëve, e cila ka vendosur që është koha që a fëmijët e saj më të vegjël të largohen, sepse s’mund t’i lejojë ata të luajnë jashtë, derisa bombardimet vazhdojnë.
“Do t’i shoh sërish kur të ndalojnë bombardimet”, u shpreh ajo.
Mykolaiv ishte një nga qytetet e para të sulmuar kur filloi pushtimi, ky rajon është kyç për strategjinë ruse për të prerë të gjithë bregdetin jugor, raporton BBC, transmeton arbresh.info.
Por, përkundër granatimeve e gjendjes së rëndë, Liudmyla thotë se po mundohen të mbahen.
“Falë zotit po mbahemi. Nganjëherë kam shumë frikë se mos më rrëmbejnë dhe më marrin. Nga ana tjetër jam e sigurt dhe vazhdoj t’ua them të gjithëve këtë që nuk kanë punë këtu. Ata duhet të dinë më mirë se sa të bredhin në tokën tonë”, u shpreh tutje ajo. /arbresh.info/
Procesi i rinumërimit përmbyllet plotësisht në 7 komuna
Osmani me familjen Rugova dhe korin diplomatik homazhe tek v...
Rrahje masive afër Ferizajt/ Dy persona theren me thikë, sht...
Shpend Ahmeti deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën se nuk...
Begaj përkujton 106-vjetorin e Kongresit të Lushnjës: Moment...
50 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë