Mohamed Salah ka konfirmuar se sezonin e ardhshëm do ta kalojë në Liverpool.
Por, sulmuesi egjiptian nuk do të pranojë ta vazhdojë kontratën me “Reds”.
Në mendjen e tij është largimi nga “Anfield Road” në verën e vitit 2023.
I mbetet nënkampionit anglez dhe evropian të vendos nëse do ta mbajë apo jo ish-futbollistin e Baselit, Chelseat, Fiorentinës dhe Romës në këtë formë.
Ndërkohë, mediat britanike shkruajnë se prapa kësaj fshihet premtimi që ia ka bërë përfaqësuesi egjiptian Barcelonës.
Ai në fakt synon të përfundojë në “Camp Nou” në verën e vitit tjetër, ku do të shkonte si lojtar i lirë pasi do t’i skadonte kontrata me Të Kuqtë.
Liverpooli i ka ofruar Salahut kontratë të re qe një kohë, por ai nuk ka pranuar ta vazhdojë atë për shkak të kërkesave të larta.
E tash, në mendjen e tij është Barcelona për vitin tjetër. /arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...