Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar presidentin e sapo zgjedhur të Shqipërisë, Bajram Begaj.
“E uroj presidentin e sapo zgjedhur të Shqipërisë, Bajram Begaj për përgjegjësinë dhe detyrën e re, si dhe popullin e qytetarët e Shqipërisë për presidentin e tyre të ri”, ka thënë Kurti, shkruan arbresh.info.
“Sfidat me të cilat përballen republikat tonë dhe mbarë kombi lehtësohen atëherë dhe sa herë që punojmë bashkë. Andaj, le të angazhohemi e bashkërendohemi drejt synimeve tona për mirëqenie e liri, drejtësi e siguri, zhvillim e progres, gjithnjë në orientimin tonë të palëkundur evropian, perëndimor e demokratik”, shtoi ai./arbresh.info/

Shqipëria sonte në finalen e Eurovisionit, Alis ngjitet i pe...
Kurti me video nga vetura thirrje mërgatës: Regjistrohuni pë...
Moti i keq përfshin Shqipërinë
Në përvjetorin e zhdukjes së profesorit Ukshin Hoti, Kurti v...
Zgjedhjet e 7 qershorit, afro 100 mijë aplikime për votim ng...
Arrestohet një person në Ferizaj për lëndim të rëndë trupor ...