24,218 nxënës të klasave të nënta do ti nënshtohen sot pjesës së parë të testit të arritshmërise.
Ministrja e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Arbërie Nagafci, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ju ka uruar nxënësve suksese.
Sipas Ministrës Nagafci, janë 178 qendra në të cilat do të zhvillohet testi dhe 1600 administrues të cilët do të kujdesen për mbarëvajtjen e tij ndërsa testi do të zgjasë 150 minuta.
“Respektimi i rregullave është domosdoshmëri për përcaktimin e rezultateve reale dhe pres përgjegjësi të plotë nga të gjithë”, tha ministrja Arbërie Nagafci në postimin e saj ne Facebook./arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...