Në seancën e sotme gjyqësore, tre të akuzuarve u është ndryshuar masa nga paraburgimi në arrest shtëpiak. Ata, që 44 muaj ishin në paraburgim.
E vrasja e njërit prej avokatëve të rastit para pak ditësh në Mitrovicë, bëri që seanca e planifikuar për të premten të shtyhet në një ditë tjerë.
Gjyqtari: Gjykata të akuzuarve do tua zëvendësojë të akuzuarve masën e paraburgimit me masën e arrestit shtëpiak dhe atë për faktin se procesi gjyqësor është proces i gjerë dhe përmban në vete procedimin e shumë provave, dëshmitarëve.
Ky vendim i trupit gjykues në rastin e vrasjes se politikanit serb, Oliver Ivanoviq, solli gëzim për tre të akuzuarit që tash e 44 muaj ishin në paraburgim.
Këtë vendim e ka mirëpritur avokati i rastit, Musa Damati.
“Kruciale është të theksohet se sot është bërë edhe zëvendësimi i masës së paraburgimit i cili ka ekzistuar në këtë rast për më tepër se 44 muaj dhe masa e paraburgimit është zëvendësuar ndaj të akuzuarve me masën e arrestit shtëpiak”, tha Musa Damati, avokat.
E vrasja e njërit prej avokatëve të rastit para pak ditësh në Mitrovicë, Milan Bigoviq, bëri që seanca e planifikuar për të premten të shtyhet në një ditë tjerë.
“Seanca e planifikuar që të mbahet sot është shtyrë dhe kjo për shkak se pak ditë më parë fatkeqësisht njëri prej avokatëve i cili ka punuar në këtë rast është vrarë në rrethana tragjike dhe po ashtu dëshmitari tjetër anonim ka deklaruar në seancën e kaluar se është i rrezikuar dhe ndihet i kërcënuar dhe refuzon që të jap dëshmi në këtë çështje penale”, tha Musa Damati, avokat.
Seanca e radhës për rastin Ivanoviq do të mbahen në fund të muajit korrik. Gjykata Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 6 personave: Nedelko Spasojeviq, Marko Roshiq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Rade Basara dhe Silvana Arsoviq, të cilët ngarkohen për, “Përfshirje në vrasjen e Oliver Ivanoviqit”.
Në seancën e sotme gjyqësore, tre të akuzuarve u është ndryshuar masa nga paraburgimi në arrest shtëpiak./rtk
Baton Zabërgja ftohet nga Kosova për ndeshjen vendimtare nda...
Pakistani kryen sulm në një spital në Afganistan, të paktën ...
Pakistani kryen sulm në një spital në Afganistan, të paktën ...
“Të gjithë e vlerësuan Mourinhon dhe Chelsean”, Henry krahas...
Kushtetuesja ka filluar shqyrtimin e dekretit të presidentes...
Prindërit e 5-vjeçarit nga Lipjani në mbajtje për 48 orë