Një francez ka vdekur gjatë luftimeve në Ukrainë, tha ministria e Jashtme franceze në një deklaratë të premten.
Në deklaratë ishin shprehur edhe ngushëllimet për familjen e personit që humbi jetën.
“Dëshirojmë të kujtojmë se Ukraina, në tërësinë e saj, është një zonë lufte. Në këtë kontekst, formalisht nuk duhet të shkosh në Ukrainë, pavarësisht nga arsyeja”, shtohet në deklaratë.
Ministria e Jashtme nuk specifikoi detaje se pse burri ndodhej në Ukrainë apo kur dhe ku saktësisht u vra.
Ai është shtetasi i dytë francez i vrarë në luftën në Ukrainë në më pak se një javë. Gazetari francez Frederic Leclerc-Imhoff u vra në Ukrainën lindore të hënën./abcnews.al/
Pse s’u mundësua dhurimi i kristalit për Donald Trump? Minis...
Ishte zhdukur nga 7 marsi, gjendet i vdekur Alush Kastrati
Leverkusen – Arsenal, publikohen formacionet zyrtare
Teherani: Çmimet e naftës do të arrijnë në 200 dollarë për f...
Dënohet me një vjet burgim me kusht A.I që kërcënoi gazetarë...
Kritika për Araújon pas ndeshjes me Newcastle: mbrojtësi uru...