Betim Haxhimusa ka konfirmuar largimin e tij nga klubi i Dritës.
Sulmuesi ferizajas ishte pjesë e “Intelektualëve” që nga vera e vitit 2018, shkruan arbresh.info.
Pas katër vjetëve të kaluara te Drita, Haxhimusa sot njoftoi për largimin nga ky klub.
30-vjeçari falënderoi krerët e klubit dhe shokët e skuadrës, teksa u shpreh i lumtur për titujt e fituar me gjilanasit.
Njoftimi i plotë nga Betim Haxhimusa (pa ndërhyrje):
“Pershendetje,
Prej sezonit te ri nuk do te jem pjese e Fc Drita
Falenderoj te gjithe per bashkpunimin qe e patem gjate ketyre viteve
Falenderoj Presidentat, drejtorin ,trejnerat, ekonomin dhe gjithe lojtaret per kohet dhe sukseset qe i kaluam se bashku pergjate kohes sa isha pjese e ekipit.
Falenderoj tifozet INTELEKTUAL per perkrahjen qe ma dhane gjate kesaj kohe.
Jam i lumtur qe sa isha pjese e Fc Drites fituam tituj se bashku.
Faleminderit gjithe stafit per besimin e dhene gjate ketij rrugetimi.
Fc Drites i uroj suksese te tjera!
Me respekt Betim Haxhimusa !”./arbresh.info/
Bie fasada e një ndërtese në Fushë Kosovë, lëndohet një pers...
Roma dhe Milan ndajnë pikët në derbin e javës
IHMK: Reshje intenzive ditën e hënë, shmangni udhëtimet e pa...
Spalletti: Juventusit i duhet një sulmues i ri, Yildiz është...
19-vjeçarja nga Kosova mahnit në skenën e “The Voice of Finl...
Zelensky thotë se dokumenti i garancive të sigurisë nga SHBA...