Një serb është arrestuar për krime lufte të kryera ndaj popullatës civile në Kosovë në periudhën gjatë viteve 1998-1999.
Policia bën me dije përmes raportit 24 orësh, se arrestimi i tij u bë pas një pune hetimore të kryer nga njësia e Hetimeve të Krimeve të Luftës, transmeton arbresh.info
I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje dhe rasti është nën hetime.
“Pas një pune hetimore të kryer nga njësia e Hetimeve të Krimeve të Luftës është identifikuar dhe arrestuar i kërkuari mashkull serb për krime lufte të kryera ndaj popullatës civile në Kosove në periudhën gjatë viteve 1998-1999. I njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e PK./arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...