Kohëve të fundit në Kosovë, siç po shihet duket se ka rënë interesimi për të marrë dozat e vaksinës anti COVID.
Kjo ndoshta pasi që edhe numri i të infektuarve ka rënë dukshëm.
Por, sa prej qytetarëve të Kosovës i kanë marrë këto vaksina dhe se duke e parë që tanimë nuk ka kufizime dhe as ndonjë masë parandaluese a janë penduar mbase që i kanë marrë dozat e vaksinës.
Shumica e qytetarëve u shprehën se i kanë marrë vaksinat, shumica prej tyre dy dozat, e disa prej tyre të tri dozat.
Një prej tyre u shpreh se nuk është penduar që i ka marrë ato pasi që i ka marrë dozat e vaksinës ishte më mirë me shëndetin, madje luti të gjithë qytetarët mbi moshën 60 vjeçare që t’i marrin këto vaksina.
Vaksinat nga qytetarët shihen si mbrojtje.
Një tjetër qytetare tha se këto vaksina janë të mira për shëndetin tonë.
E një tjetër tha se nuk është që e ka parë ndonjë ndryshim, por me rekomandim të mjekut i kemi marrë vaksinat.
Për më shumë ndiqni VIDEO-n:
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...