Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier është takuar sot me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë.
Pas takimit, Hovenier para mediave u shpreh se ishte një takim i frytshëm ku diskutuan për shumë çështje përfshirë këtu edhe sigurinë kombëtare.
“Sapo pata një diskutim të shkëlqyer me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, isha i nderuar për këtë ftesë. Patëm një diskutim frytdhënës për sigurinë nacionale. Kam vlerësimin më të lartë për rolin e Kuvendit, si një element i sistemit demokratik dhe gjithashtu kam respekt edhe për anëtarët e këtij Komisioni dhe punën që ata bëjnë për të mbështetur Kosovën në politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare”, tha Hovenier./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...