Seanca kryesore për rastin e sulmit fizik ndaj Haki Abazit nga Dardan Molliqaj, që kishte ndodhur në shtator 2019, pas një debati televiziv, është shtyrë më datë 15 qershor, pasi mungoi i akuzuari, Dardan Molliqaj.
Arsyen e mungesës së Molliqajt e dha Gjyqtarja Vlora Pacolli. Tha se është kërkuar nga Policia e Kosovës që t’a dorëzojnë ftesën për këtë seancë, por që kjo nuk ka ndodhur, për arsye se PK-ja nuk ka arritur ta verifikojnë adresën e banimit.
“Gjykata i ka dërguar urdhëresë policisë së Kosovës me datë 17:05.2022 dhe ka kërkuar nga Policia që të verifikojë adresën e të pandehurit dhe të njëjtit të ia dorëzojnë ftesën e shqyrtimit fillestar. Me 24 maj 2022 gjykata ka pranuar një raport përmes e-mailit zyrtar me konstatim se dorëzimi i ftesës ka qenë i pamundur për arsye se stacioni policor nuk ka arritur të bëjë verifikimin e adresës respektivisht objektit banesor në të cilin banon i pandehuri por që sipas këtij raporti në dyert në të cilat kanë trokitur thuhet se nuk i ka hapur askush, ndërsa banorët qe janë hasur në atë objekt kanë deklaruar se nuk posedojnë info të sakta rreth numrit të derës”, tha ajo.
Tutje, gjyqtarja Pacolli tha se ftesa ndaj të pandehurve do t’u dërgohet sërish. Ndërsa tha se ndaj të pandehurit tjetër, Fatos Sahiti, është lëshuar udhërarrarres për sjellje me detyrim në seancën e radhës.
“Në mungesë të palëve të pandehura, Dardan Molliqaj dhe Fatos Sahiti, konstatohet se nuk janë plotësuar kushtet e mbajtjes së seancës fillestare, gjykata merr vendim shtyhet seanca në datën 15 qershor, në ora 10:00. Lidhur me dorëzimin e ftesës për të pandehurin Dardan Molliqaj.
“Gjykata do t’a përsëritë ftesën dhe njëkohësisht për mosrealizim të urdhëresës njoftohet komandanti i stacionit të policisë së Kosovës, që ndaj të pandehurit Fatos Sahiti lëshohet urdhëresë që i njëjti në seancën e radhës të sillet me detyrim dhe këtë urdhëresë do ta realizoj Policia e Kosovës”, tha ajo./eo
Tragjedi në Liban/ Shembet ndërtesa, 5 të vdekur
Juventusi shpëton nga humbja ndaj Lazios në çastet e fundit
Benita plas në lot në dasmën në Big Brother – i jep Kl...
PSG demolon Marseillen dhe fiton derbin e Francës
Esposito: Paraburgimi në Shqipëri pesë herë më i lartë se me...
Ligj i ri për ndërmarrjet publike, paralajmërohet reformë të...