Kryeministri Albin Kurti thotë se nuk ka dijeni nëse ka ndonjë plan të ri, ose ndryshim të propozimit, për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, shkruan arbresh.info.
“Kosova e ka Asociacionin e Komunave dhe besoni që mua si kryeministër mjaft po më del ky Asociacioni i Komunave të Kosovës që është ekzistues. Nuk jam në dijeni si kryeministër i Qeverisë së Kosovës për ndonjë plan për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Kjo çështje është trajtuar shumë herë dhe s’e besoj që mund t’i shtoj diçka të re”.
Ai iu referua kështu deklaratës së Raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, e cila në një intervistë televizive mbrëmë tha se Kosova mund të vijë me propozim për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Megjithatë duket se Kurti nuk ka ndryshuar qëndrim dhe vazhdon të refuzojë krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe duke thënë se Kushtetuta e Kosovës s’lejon krijimin e asociacioneve mbi baza etnike.
“Kushtetueshmëria në Kosovë nuk toleron asociacione mbi baza etnike, mund të ketë asociacione të komunave mbi baza zhvillimore, por jo mbi baza etnike. Le të mos harrojmë që po i pyete të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim etnie, nacionaliteti dhe religjioni, askush s’e ka prioritet një asociacion të tillë, madje as serbët. Të gjithë duan vende pune, drejtësi, shkollim, shëndetësi dhe luftim të korrupsionit dhe për këtë qeveria jonë është e të gjithëve, jo vetëm e shqiptarëve dhe ne i pranojmë kërkesat e ndryshme dhe i mbrojmë të drejtat e të gjithëve”, tha ai pas mbledhjes së qeverisë./arbresh,info/
55 aksidente dhe rreth 2 mijë tiketa trafiku në 24 orët e fu...
Maqedonci:Partneriteti strategjik rrit standardet e sigurisë...
Themelimi i Bordit të Paqes, Rama: Javës tjetër vizitë në Ua...
Rubio siguron Zelenskyn për angazhimin e SHBA-së, por parala...
Artani rrëfen linjën prekëse të jetës: Takova vëllanë pas 23...
Rama: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së, n...