Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se në fund të muajit qershor do të mbahet mbledhja e radhës mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
Në lidhje me këtë, Kurti u ka kërkuar të gjitha ministrive që t’i konsiderojnë me prioritet të lartë cështjet e fushave dhe temave të marrëveshjeve me Shqipërinë dhe t’i kenë draft-marrëveshjet gati deri më datë 10 qershor.
“Është tejet e rëndësishme që të gjitha ministritë ta konsiderojnë me prioritet të lartë çështjen e temave dhe fushave të marrëveshjeve me Republikën e Shqipërisë dhe të kemi draft-marrëveshjet deri më 10 qershor për shkak se në fund të muajit do ta kemi mbledhjen e radhës”./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...