Mbrëmë rreth orës 23:00 në qendër të Zagrebit në Kroaci, ka ardhur deri te një incident pas sanimit të një gypi të ujit.
Si e këtij incidenti janë lënduar të paktën katër persona, shkruajnë mediat e huaja transmeton arbresh.info
Ekipet e zjarrfikësve në Zagreb kanë konfirmuar për mediat kroate se buldozeri që pak orë më herët kishte punuar në sanimin e një gypi të ujit, ka goditur padashje gypin e gazit dhe ka ardhur deri te shpërthimi i një zjarri të madh.
Me autoambulancë janë dërguar me urgjencë në spital shoferi i buldozerit që u lëndua, si dhe një prej banorëve të asaj lagje. Në anën tjetër, policia kroate ka njoftuar se nga ky zjarr janë lënduar në total katër persona.
Në një apartament janë thyer xhamat, e dëshmitarët okularë nga ndërtesat afër zjarrit që shpërtheu, thonë se kanë ndjerë erën e gazit dhe se zjarri në një moment kishte arritur lartësinë deri në kulmin e ndërtesës.
Madje edhe telat e tramvajeve kanë rënë në tokë, e më pas është krijuar një kaos i vërtetë në komunikacion. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...