Karim Benzema është përzgjedhur nga UEFA si lojtari më i mirë i sezonit për edicionin 2021/22 në Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi francez e mbylli një edicion mahnitës në të gjitha garat, derisa tani është favoritë për ta fituar edhe Topin e Artë.
Gjatë këtij edicioni në garën më të madhe për klube në Evropë, Benzema në 12 paraqitje shënoi 15 gola dhe realizoi një asistim.
UEFA po ashtu ka ndarë edhe çmimin e lojtarit më të mirë të talentuar për këtë edicion.
Ky çmim shkon për Vinicius Juniorin, që po ashtu kishte një edicion të mrekullueshëm.
Në 13 paraqitje, sulmuesi brazilian ia doli të shënonte katër gola dhe të bënte gjashtë asistime.
Gjithashtu Vini Jr shënoi golin e fitores në finalen që u zhvillua në mes Real Madridit dhe Liverpoolit./arbresh.info/
Prokuroria mbyll çështjen e saj në rastin Thaçi dhe tjerët k...
Këta janë fituesit e Oscars 2026
Ngjarja e rëndë në Gjakovë: I plagosuri në gjendje stabile
Jeton Koca jep dorëheqjen nga Prokurori i Shtetit
Proteston sindikata e punëtorëve të Prishtina Parking
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...