Një person ka mbetur i plagosur në të dy këmbët nga të shtënat me armë zjarri në Vushtrri.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 21:35, në rrugën “Hamdi Krasniqi”, në Vushtrri, shkruan arbresh.info
Siç thuhet në raport, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja e më pas nga i dyshuari kanë sekuestruar një revole e cila dyshohet se është përdorur në rast.
Rr. Hamdi Krasniqi, Vushtrri 30.05.2022 – 21:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka shtënë me armë në drejtim të viktimës mashkull kosovar duke e plagosur në të dy këmbët. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja e më pas nga i dyshuari kanë sekuestruar një revole e cila dyshohet se është përdorur në rast. Gjithashtu një predhë e plumbit ka rënë në dritaren e një shtëpie, por përveç dëmtimit të dritares pasoja në njerëz nuk ka pasur. Viktimës fillimisht iu është ofruar trajtim mjekësor në emergjencën e Vushtrrie e më pas është dërguar në QKUK Prishtinë nga ku është liruar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, thuhet në raport.
Tutje në raport, thuhet se një predhë e plumbit ka rënë në dritaren e një shtëpie, por përveç dëmtimit të dritares pasoja në njerëz nuk ka pasur. /arbresh.info/
Osmani për BBC: Kosova e di si arrihet paqja
Vuçiq e quan takimin mes eurodeputetëve dhe opozitës serbe “...
Rama në Izrael, takim kokë më kokë me Netanyahun – zbardhet ...
Protesta e opozitës në Tiranë, nën hetim katër figura kyçe n...
Thirrje në Gjermani për tërheqjen e arit nga SHBA-ja
REL: Kur Perëndimi përçahet, gjëma ndihet edhe në Ballkan