Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, thotë se qeveria I dhe II e Albin Kurtit ka bërë regres sa i përket raporteve të Kosovës me aleatin kryesor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas tij, Qeveria Kurti ka bërë disa hapa mbrapa në këto raporte.
“Çështja e gazit amerikan nuk është vetëm ekonomi, por edhe siguri. Një investim i tillë do të përkthehej në siguri. Nuk kam shpresë së zoti Kurti do të ndryshojë”, thotë Tahiri.
Ai thotë, se raportet me ndërkombëtarët po zbehen është për çështjen e vettingut në drejtësi.
“Kjo qeveri e paaftë, tashmë e dëshmuar si e paaftë nuk ka mundësi ta qojë përpara çështjen e vettingut, pasi në këtë formë nuk e kanë përkrahë as ndërkombëtarët. Proceset e verifikimit janë jashtëzakonisht të rëndësishme por jo në formën si e kanë filluar këta”, deklaron Tahiri.
Këto komente ai i ka bërë pas dështimit të mbajtjes së mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, në mungesë kuorumi./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...