Ish-ministri i Shëndetësisë së Shqipërisë, Tritan Shehu e cilësoi si shumë shqetësuese vdekshmërinë e foshnjave që ka ardhur në një rritje progresive prej vitit 2012 në Shqipëri.
Sipas Shehut, ky është një tregues shumë i rëndësishëm që lidhet me nivelin e sistemit pediatrik, farmaceutik, spitalor, ekonomik si dhe edukimin në tërësi të popullsisë apo konkretisht edukimin shëndetësor.
“Ne i jemi afruar nivelit të vdekshmërisë foshnjore që kemi pasur në kohën e komunizmit”, u shpreh ish-ministri.
Shehu tha se ky është një alarm që duhet të ngrihet dhe nuk ka dyshim se jemi përballë një katastrofe.
Sipas tij, po shkojmë drejt zhdukjes së popullsisë shqiptare duke marrë parasysh rritjen e vdekjeve foshnjore, numrit të aborteve dhe uljen e lindshmërisë, që siç specifikoi ish-ministri është në nivelin 1.7 për grua. /Euronews Albania/
Hellems, MVP i javës së 18-të
Berisha: E gjithë Europa dhe bota po e pret protestën tonë
Kraske thotë se duhet të hetohet Lajçak, i cili është pro-se...
Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burgim për masakrën e Iz...
Dy aksidentet e rënda në Turqi, Haradinaj: Jemi pranë popull...
Disa zona të Prizrenit, Suharekës dhe Malishevës pritet të m...