Presidenti i Ukrainës ka bërë një udhëtim të rrallë jashtë kryeqytetit, Kiev. Zelensky vizitoi pozicionet e vijës së parë në rajonin e Kharkiv, tha zyra presidenciale të dielën, raporton BBC.
Presidenti ukrainas ka shprehur mirënjohjen për sakrificën e ushtarëve gjatë këtyre muajve të përballjes me armikun rus.
“Dua të falënderoj secilin prej jush për shërbimin tuaj. Ju rrezikoni jetën për të gjithë ne dhe shtetin tonë,” u tha presidenti trupave.
Qyteti verilindor ka përjetuar disa nga luftimet më të ashpra që kur Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë më 24 shkurt.
Ndërkohë, kjo është vizita e parë e Zelenskyt jashtë rajonit të Kievit që nga fillimi i luftës./abcnews.al
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...