Pas një aksidenti që ka ndodhur tre ditë më parë në fshatin Novesellë të Pejës, gruaja që është goditur nga makina ka ndërruar jetë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Fsh. Novosellë, Pejë 27.05.2022 – 22:35. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një këmbësori femër kosovare. Si pasojë, lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima, e cila pasi është dërguar në spitalin rajonal ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./arbresh.info/
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje