Pacientët me linë e majmunëve duhet të shmangin çdo kontakt me kafshët e tyre shtëpiake për 21 ditë, sipas këshillave të reja nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA), shkruan BBC.
Gerbilët, hamsterët dhe brejtësit e tjerë mund të jenë veçanërisht të ndjeshëm ndaj sëmundjes dhe ekziston shqetësimi se mund të përhapet në popullatën e kafshëve.
“Ekziston shqetësimi se virusi mund të përhapet nga kafshët shtëpiake tek njerëzit,” tha Prof LaWrence Young, një virolog në Universitetin e Warwick.
Udhëzimi nga UKHSA dhe autoritete të tjera shëndetësore rekomandojnë që derrat, minjtë dhe brejtësit e tjerë të hiqen nga shtëpia e dikujt të infektuar me linë e majmunëve për 21 ditë dhe të testohen për sëmundjen.
Sipas të dhënave, mendohet se ka dy milionë familje në Mbretërinë e Bashkuar me një lloj brejtësi kafshësh shtëpiake. Kafshët shtëpiake të tjera si qentë dhe macet duhet të vendosen nën izolim shtëpiak duke kryer herë pas here kontrolle të rregullta veterinare./abcnews.al/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...