Ukraina pretendon se Rusia ka vendosur rreth 400 ose 500 mina të vjetra sovjetike në Detin e Zi, duke e bërë të pamundur eksportin e mallrave nga portet e Ukrainës, shkruan BBC.
Zëdhënësi i administratës ushtarake rajonale të Odesës, Serhiy Bratchuk, tha se Rusia ka “krijuar një krizë ushqimore në botë” duke bllokuar portet, ndërsa nga ana tjetër Rusia po fajëson Ukrainën për krizën ushqimore.
Portet e Detit të Zi të Ukrainës janë bllokuar që nga fillimi i luftës më 24 shkurt, duke pezulluar eksportet jetike të grurit dhe zyrtarët thonë se 20 milionë tonë drithëra janë bllokuar tani në vend.
Sipas OKB-së, disa vende mund të përballen me zi buke për një kohë të gjatë nëse eksportet e Ukrainës nuk rikthehen në nivelet e paraluftës. Rusia ka ofruar hapjen e një korridori përmes Detit të Zi për eskportin e drithërave, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve./abcnews.al/
BE mbështet Danimarkën ndërsa SHBA-të rrit përpjekjet për Gr...
Kurti ngushëllon familjen Krasniqi për vdekjen e Shemit: Xha...
Osmani takon Zëvendës Sekretarin amerikan: Dialogu me Serbin...
Kurti pritet në takim nga hoxhë Musliu në Mitrovicë, e njoft...
Nis protesta kombëtare e thirrur nga PD-ja, kërkohet rrëzimi...
Abdixhiku në Dragash: Kosova duhet të investojë te familja, ...