Një person i cili po ecte i armatosur pranë një shkolle në Toronto, Kanada është vrarë nga policia.
I riu, sipas llogarisë së policisë në Twitter, ishte rreth 20 vjeç, i veshur me një kapele të bardhë dhe një pallto të gjatë.
Dy ditë pas masakrës në Robb Elementary në Uvalde, Teksas, prania e një personi të armatosur krijoi panik dhe të gjitha shkollat në zonë u mbyllën derisa policia ndërhyri, tha kreu i organeve të rendit, James Ramer, pa dhënë asnjë detaj tjetër.
Një zëdhënës i Njësisë së Hetimit Special të Policisë së Torontos shpjegoi se dy oficerë policie qëlluan personin e armatosur dhe e vranë atë.
Shefi i policisë James Ramer nuk dha detaje të tjera pasi hetimi është në vazhdim, sipas ANSA-s.
“Nuk ka asnjë kërcënim për sigurinë publike,” siguroi ai.
“Për shkak të afërsisë me një shkollë, e kuptoj se sa traumatike duhet të ketë qenë kjo për stafin, studentët dhe prindërit duke pasur parasysh ngjarjet e fundit në Shtetet e Bashkuara,” shtoi ai./abcnews.al/
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”
Apple do të lëshojë pesë produkte të reja pas dy javësh, pri...
NASA synon që në fillim të marsit të dërgojë njerëz përsëri ...
Tri metoda natyrale si të ulni tensionin e lartë
Nga mëngjesi deri në darkë – sa gota me ujë duhet të pini