Një rast i rëndë ka ndodhur dje në mëngjes në Gjilan.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, nipi ka rrahur gjyshin, rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje, ku i dyshuari e ka goditur me kokë në fytyrë viktimën, duke e bërë kështu për spital.
I moshuari ka pranuar tretman në Spitalin Rajonal të Gjilanit, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Gjilan, 26.05.2022 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar-gjyshin e tij, duke u goditur me kokë në fytyrë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjilan, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /arbresh.info/
Pas Trumpit dhe Putin në Pekin, vizita më 19 dhe 20 maj
Kurti: Teoritë politike të Ukshin Hotit kanë vlerë universal...
LVV: 116, numri i fitores
Media ndërkombëtare shkruan për vizitën e Marta Kos: Kosova ...
27 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit, Haxhiu: E vërteta për të...
Tragjike në Ferizaj/ 29-vjeçari gjendet pa shenja jete në Ra...