Deputetët e OBRM-PDUKM-së sot në Kuvend e kanë pritur me transparent kryetarin Talat Xhaferi. Në transparentin në të cilin janë shkruar disa nga fjalët të cilat i ka përdorur Xhaferi ndaj punonjësve të Kuvendit, deputetët e opozitës maqedonase kërkonin dorëheqjen.
Deputetja e OBRM-PDUKM-së Dafina Stojanovska, deklaroi se kanë kaluar më shumë se dhjetë ditë nga incidenti i Xhaferit me punonjësit e Kuvendit dhe ende nuk është ndërmarrë asgjë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Është e patolerueshme që njeriu i parë që e ka nënshkruar Kodin e Etikës për sjellje në Kuvend, i pari ta shkelë atë dhe të ikë nga përgjegjësia”, tha Stojanovska.
Ajo theksoi se më e pakta që Xhaferi mund të bëjë është të kërkojë falje dhe të jep dorëheqje.
OBRM-PDUKM ka kërkuar që të mbahet seancë e Komisionit për Çështje të Mandatit dhe Imunitetit, në të cilën do të diskutohet për shkeljet etike të kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi./Telegrafi/
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...
Shtyhet seanca për Erion Veliajn
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...