Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar sot pas incidentit në staciononin e policisë në Tiranë ku mbeti i vrarë një punonjës policie i qëlluar me armë nga kolegu i tij.
Në një postim në “Facebook”, Meta ka shprehur ngushëllimet për familjen e oficerit të ndjerë të policisë Çaush Saliasi, që humbi jetën mbrëmë vonë, i qëlluar me armë zjarri nga një koleg i tij në ambientet e Komisariatit të Policisë nr.3 në Tiranë.
“Apeloj me forcë për një analizë dhe reflektim të thellë nga strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit për parandalimin e ngjarjeve të tilla, që tronditin rëndë besimin e publikut te ky institucion”, ka theksuar Meta.
Tirana është tronditur mbrëmjen e djeshme nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në ambientet e Komisariatit nr. 3.
Përplasja mes dy efektivëve të Policisë ka degjeneruar në nxjerrje armësh e për pasojë është vrarë me plumbat e kolegut, efektivi i Policisë Çaush Saliaj, 53 vjeç.
Autori i sulmit me armë është vënë në pranga dhe mësohet se ka dhënë edhe dëshminë e parë para kolegëve të tij, duke u shfajësuar në një lloj forme, se “kishte kohë që kolegu e tallte dhe se nuk mund të duronte më”. /arbresh.info/
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit