Tottenham do të sjellë gjashtë lojtarë të rinj në këtë verë për të ndihmuar Antonio Conte të forcojë ekipin, raporton The Telegraph.
Skuadra e Ligës Premier shpreson të bindë trajnerin italian që të qëndrojë dhe po premton ta mbështesë atë duke investuar në skuadër.
Conte arriti që nga vendi i nëntë, t’i fusë Spurs në top katërshe, për një vend në Ligën e Kampionëve.
Andaj, bordi i Tottenhamit është i kënaqur me këtë arritje dhe duan t’i ofrojnë atij lojtarët që do t’i kërkojë në këtë verë.
Njëri prej tyre mund të jetë edhe Romelu Lukaku nga Chelsea, pasi belgu nuk e ka gjetur veten në Stamford Bridge për herë të dytë.
Në anën tjetër, Conte i beson shumë lojtarit dhe mund ta ofrojë tek Spurs për një shumë rreth 70 milionë euro.
Kushtetuesja i jep të drejtë ZRRE-së për liberalizimin e tre...
FFK uron Zhegrovën për ditëlindje, e vetmja dëshirë kur fryu...
Aksident në Vlorë, automjeti përplas 57-vjeçaren, shoferi lë...
Kafe falas për tifozët turq, restoranti në Prishtinë me gjes...
Dy të arrestuar për ndezje të fishekzjarrëve pranë hotelit k...
Arratisje e pazakontë në SHBA, gruaja me pranga arrin të ikë...