Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi gjatë raportimit para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me dialogun me Serbinë tha se do të fokusohen në marrëveshjen gjithëpërfshirëse.
Tutje Bislimi shtoi se pala serbe ka ngritur tema shtesë.
“Pala serbe ka ngritur tema shtesë, çështjen e personave të zhvendosur. Ne kemi qartësuar që është marrëveshja gjithëpërfshirëse. Tek targat nuk kemi marrëveshje. Bisedimet kanë dështuar për shkak të mos vullnetit nga pala serbe. Nuk e shoh me shumë optimizëm nga ana e Serbisë që të jenë konstruktiv. Arritja e marrëveshjes finale është shumë me rëndësi dhe dialogu po pengohet nga serbët. Arritja e marrëveshjes po shihet edhe nga vendet anëtare”, tha ai.
Bislimi tutje foli për angazhimet rreth anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
“Bisedimet kanë qenë për tri angazhime anëtarësimi në Këshillin e Evropës, avancimi drejt NATOS dhe statusin e kandidatit. Edhe për mbretërinë është me rëndësi sa më shpejt të arrihet marrëveshja. Unë nuk e di çfarë kriteri përdorni por është hera e 12 që raportojë në kuvend. Ideale do të ishte ka kishim vite më herët por nuk kanë përfunduar”, raporton EO.
Kryetari i komisionit, Haki Abazi e pyeti zëvendëskryeministrin nëse ka pasur çështje tjera që janë diskutuar në Bruksel.
Deputetja e PDK, Ariana Musliu-Shoshi, pyeti se kur do të këtë marrëveshje finale, si dhe për çështjen e liberalizimit të vizave.
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...
Moti sot në Shqipëri