Ukrainasit në Kiev kanë hapur një lloj ekspozite, duke prezantuar në qendrën e qytetit tanket e shkatërruara ruse si dhe mjetet e tjera të blinduara, që u shkatërruan nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.
Forcat ruse në fillim të pushtimit në Ukrainë kishin tentuar ta marrin nën kontroll kryeqytetin – Kievin, dhe të rrëzojnë nga pushteti qeverinë aktuale – duke e vendosur një qeveri kukull pro-ruse, transmeton Telegrafi.

Forcat e armatosura ruse kanë arritur të ndalin agresionin rus që u erdh nga Bjellorusia, pasi përmes këtij shteti u futën forcat e para që ia mësynë kryeqytetit ukrainas. E në fund të marsit, forcat ukrainase pas tërheqjes së trupave ruse, morën nën kontroll edhe periferinë e Kievit.
Në luftimet tejet të ashpra që janë zhvilluar në Bucha dhe Irpin, janë shkatërruar një sasi e madhe e mjeteve të blinduara ruse. Rol të madh në këtë kanë luajtur sistemet kundër mjeteve të blinduara siç janë predhat amerikane Javelin dhe ato britanike NLAW, që iu dhanë ukrainasve nga shtetet perëndimore.

Sipas të dhënave të Oryxa, ueb-faqe e specializuar që merret me pajisjet e shkatërruara ushtarake në luftën në Ukrainë, Rusia nga fillimi i luftës ka humbur 3778 pajisje të rënda ushtarake – ku 693 prej tyre janë tanke.




Raportohet se shefi i Pentagonit po e monitoron operacionin ...
Kryeministri australian: Australia është me popullin iranian
“Nuk kemi marrë pjesë në sulm”, Britania: Iranit nuk duhet t...
Dalin pamje të reja nga Teherani, njerëz në nxitim e kolona ...
Vijon kundërpërgjigja në disa fronte nga Irani, pas Bahreini...
SHBA dhe Izraeli sulmojnë Iranin, Ajatollah Khamenei largohe...