Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar pas rekrutimit të 1 mijë e 240 ushtarëve të rinj në FSK, duke thënë se disa u treguan skeptik në fillim për këtë, por sipas tij, me punë e përkushtim asgjë s’është e pamundur.
Ai bëri të ditur se brenda këtij viti, Ministria e Mbrojtjes do të hapë konkurs edhe për 600 ushtarë të rinj, teksa shtoi se blerja e armëve vazhdon të jetë prioritet kryesor.
Njoftimi i plotë:
Në fillim kur vendosem ta shpallnim konkursin më të madh të ushtrisë që kishim ndonjëherë, të gjthë u treguan skeptik: nuk mundeni, nuk keni kapacitete e nuk realizohet.
Rezultatet sot, tregojnë realitetin. Për 11 muaj kemi rekrutuar 1240 ushtarë.
Me punë e përkushtim, nuk ka asgjë të pamundur. Në mbrojtje e në shërbim të Republikës nuk ka asgjë që na ndalë.
Brenda këtij viti do të hapim konkrusin edhe për 600 ushtarë të rinj, do të rrisim edhe më tutje kapacitetet tona mbrojtëse. Krahas kësaj, blerja e armatimit vazhdon të mbetet prioriteti ynë kryesor.
Ushtria jonë është siguria e vendit dhe e qytetarëve tanë, është garancë për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm.
Një falënderim të veçantë, meriton Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes me të gjithë instruktorët e saj, për punën e shkëlqyer, nga duart e të cilëve dalin gjenerata të reja, të arta të kombit tonë./arbresh.info/
RENEA konfirmon vendin në elitën botërore, Shqipëria garon m...
Zyrtare/ Drita transferon Kemehlo Nguena
43 ditë pas zgjedhjeve, KQZ sonte i certifikon rezultatet e ...
Supremja refuzon të gjitha ankesat kundër vendimeve të PZAP-...
Sindikatat e punëtorëve të të gjitha kategorive mbështesin M...
Uji nga Liqeni i Badocit është i sigurt për pije