Në takimin ndërmjet kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresistit Gregory Meeks dhe kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u ritheksua rëndësia e raporteve dhe marrëdhënies ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Gjatë takimit u diskutua për pasojat për sigurinë e kontinentit të Evropës pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë dhe për rrezikun që ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor paraqet për paqen dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në njoftim.

Kongresisti Meeks tha se Serbia duhet t’i pranojë krimet në Kosovë dhe ta njohë Republikën e Kosovës. Ai tha se marrëdhëniet me Kosovën janë shumë të rëndësishme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kryeministri Kurti e falënderoi kongresistin Meeks për qëndrimet dhe mbështetjen ndaj Republikës së Kosovës dhe e ftoi që ta vizitojë Kosovën./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...