Përfshirja e mërgatës në proceset politike, ekonomike, kulturore dhe shoqërore të Kosovës, si një prej prioriteteve të Qeverisë, ishte tema e takimit në takimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me profesionistët e Kosovës në Washington D.C.
Në këtë takim të organizuar në kuadër të dialogut me mërgatën, u bashkëbisedua për rëndësinë e posaçme që ka rrjetëzimi i profesionistëve në mërgatë, ndërtimi i mekanizmave për transferimin e njohurive, ekspertizës, burimeve dhe krijimi i instrumenteve për përfshirje aktive në politikat zhvillimore.
Kryeministri Kurti falënderoi komunitetin shqiptar të Washington D.C. për pritjen, si dhe për dialogun e thelluar mbi mënyrën se si profesionistët e komunitetit mund të kontribuojnë në përparimin e vazhdueshëm të Kosovës.
Ai theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson mërgatën si faktor për zhvillimin e vendit dhe synon të rrisë angazhimin e këtyre profesionistëve në përpilimin e politikave zhvillimore dhe strategjike, në zbatimin e politikave, si dhe për investime të përbashkëta me ndërmarrjet vendore në Kosovë.
Ai vuri theksin te motivimi i mërgatës për të ardhur dhe kontribuar në Kosovë, duke thënë se rritja e ekonomisë në vend dhe përmirësimi i nivelit të arsimit do të realizohet më mirë e më shpejtë duke e sjell ekspertizën profesionale nga mërgata në vendin tonë./arbresh.info/
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...