Mësimi në shkollat e Kosovës nuk po mbahet, kjo si rrjedhojë e protestës që është organizuar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), në të cilën i’u është bashkuar edhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBASHK).
Arbresh.info ka vizituar shkollën “Meto Bajraktari”, dhe ka parë se dyert ishin të mbyllura dhe mësimi nuk po mbahej.
Rikujtojmë se, Ministria e Arsimit ka paralajmëruar të gjithë mësimdhënësit se çdo orë e humbur mësimore do të zëvendësohet, por SBASHK-u ka thënë se asnjë orë nuk do të kompensohet dhe për dëmin e shkaktuar nxënësve përgjegjëse është ekzekutivi./arbresh.info/


Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi