Kryeministri Edi Rama ka përsëritur se Shqipëria do të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut në procesin e integrimit, nëse edhe në muajin maj nuk merret një vendim për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.
“E kam diskutuar me të gjithë edhe faktin që ne kemi vendosur që do të ndryshojmë kurs, në momentin që me gjasë Këshilli Europian i qershorit nuk do të arrijë dot të çajë murin e vendosur nga Bullgaria për Maqedoninë e Veriut. Deri atëherë, ne do të qëndrojmë në pozicionin që duhet, pra të hapen negociatat formalisht për të dyja. Në rast se edhe atëherë ne do të mbetemi peng i një situate që nuk ka lidhje fare me ne, nuk ka lidhje fare me punën tonë, nuk ka lidhje fare me asgjë që ka të bëjë me Shqipërinë, atëherë ne do ndryshojmë kurs dhe do të kërkojmë me insistim që Shqipëria të trajtohet veç”, tha Rama.
Deklaratat, Rama i dha nga Berlini, ku zhvilloi një vizitë zyrtare me ftesë të fondacionit Körber-Stiftung, ku dhe u takua me parlamentarë të të gjitha forcave politike në Bundestag: “Kjo ishte një ftesë e fondacionit Körber-Stiftung dhe në të njëjtën kohë dhe një interesim i këtyre palëve për të pasur një bashkëbisedim të afërt, lidhur me procesin e integrimit europian, konkretisht me stacionin e afërt të qershorit dhe përmbylljen e presidencës franceze ku është në rendin e ditës çështja e hapjes së negociatave formale për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”.
Në Gjermani, kryeministri u prit dhe nga ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, ndërsa ishte i shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla./A2
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...