Kim Kardashian u dha fansave një pamje të rrallë të rutinës së saj të mëngjesit në episodin e gjashtë të “The Kardashians” të Hulu.
Është zbuluar se derisa shtëpia e Khloe Kardashian është ende duke u ndërtuar, Kim ka lënë të motrën dhe Tristan Thompson të ushtrohen në palestrën e saj.
Kim zbriti për t’u bashkuar me ta me një veshje jashtëzakonisht të çuditshme – një fustan të bardhë super të fryrë dhe pa grim.
Skenat e hershme të mëngjesit ishin ndër të parat e shfaqura ndonjëherë në shtëpinë e Kimit, të parë me flokët e tërhequr pas në bisht dhe të gjithë trupin e mbuluar me një fustan të bardhë deri në fund të këmbëve.
Skena ishte një vështrim i rrallë i një ylli pa grim, megjithëse është zënë nga paparacët edhe disa herë të tjera.
Kim shfaq pamjen e saj në mëngjes ndërkohë që po bashkohej me Khloe dhe Tristan në palestër dhe me fëmijët më të vegjël, Psalm dhe Chicago.
Kim këtë kohë ka qenë duke u komentuar në masë të madhe për një video-kasetë të dytë seksuale me reperin Ray J.
Ky i fundit tha së fundmi se ia dha Kanye Westit laptopin me të gjitha fotografitë intime të tij dhe Kimit të realizuara pas kasetës seksuale./telegrafi
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...