Grupimi i socialistëve dhe demokratëve në Parlamentin Europian i bën thirrje BE-së të nisë negocimin me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për anëtarësim.
Në samitin e qershorit duhet të ketë përparim, thuhet në deklaratën e grupimit, ku citohen raportuesit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut në parlament, Izabel Santos dhe Tonino Pecula.
Parlamenti Europian do të votojë të enjten 2 rezoluta ku do t’i bëhet thirrje vendeve anëtare që të fillojnë menjëherë negociatat me 2 vendet që i kanë përmbushur të gjitha kushtet prej kohësh.
“Sidomos me pushtimin rus të Ukrainës, zgjerimi e prania e BE-së në Ballkan mbetet më i rëndësishëm se kurrë”, thuhet në deklaratën ku përmendet dhe ndërhyrja e vendeve të treta armiqësore./Euronews/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...